Site icon Telegrafi

Brenda natës ia lyejnë lokalin në ngjyrë roze

Les Smithit, pronarit të lokalit “Prince of Wales” në qytetin britanik Ledbury do t’i nevojitet do kohë të mësohet me dizajnin e ri të fasadës së lokalit të tij, të cilën dikush ia ka lyer gjatë natës. Krejt do të ishte në rregull po që se “hajgarexhia” të kishte zgjedhur ndonjë ngjyrë që bie më pak në sy, mirëpo ai kishte vendosur për ngjyrën rozë, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.

“Nuk e kam as idenë kush ka mundur ta bëj këtë. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur probleme me vandalë, e as me mysafirë. Këtu rrallëherë shan kush dhe askush nuk e rëndon me fjalë tjetrin”, ka komentuar pronari, i cili nuk e ka kuptuar se ndoshta ka qenë pikërisht kjo pse i janë lyer muret me ngjyrë roze.

Kryesit e punëve kanë pastruar çdo gjë pas vetes, derisa pronarit madje i kanë lënë faturën për shërbimet, në të cilën shkruhej se çdo gjë është paguar dhe se i falënderohen.

Kur merret parasysh se shtëpia në të cilën gjendet lokali bie në kategorinë e atyre që para se të bëhen punë të jashtme duhet nevoja paraprake e autoriteteve komunale, krejt ky muhabet ka karakter të shkeljes ligjore. Mirëpo, sa ia vlen kur as pronari e as policia nuk e kanë as idenë më të vogël kah t’ia nisin me hulumtim.

Exit mobile version