Telegrafi

Brenda muajit hapet tuneli i Kalimashit

Kështu nga seksioni i tunelit të parë i gjatë 5.5 kilometra kanë ngelur pa u gërmuar edhe 164 metra, çka do të thotë se deri më tani tuneli është punuar në 96 për qind të tij. Distanca e mbetur sipas drejtuesve teknikë të kompanisë me ritmet e deritanishme gërmohet për një muaj.

Ndërkohë në seksionin e tunelit të dytë që është paralel dhe me të njëjtin gjatësi me të parin puna do të kërkojë edhe më shumë kohe. Deri më tani ai është germuar në 92 për qind të volumit të punës dhe mbeten për t’u përshkruar edhe 430 metra lineare. Deri më tani në këtë tunel është punuar me dy turne, ndërkohë që po punohet me një intensitet edhe më të lartë.

Tuneli është vepra e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe kostoja e ndërtimit të tij është më shumë se 200 milion euro. Objektivi është që të paktën shpimi në të dy seksionet të përfundojë deri në fund të muajit qershor të këtij viti. /alsat/