Site icon Telegrafi

Wanda Metropolitano, stadiumi mbresëlënës dhe me fushë speciale në finalen e Ligës së Kampionëve

Stadiumi quhet Wanda sipas kompanisë kineze që u bë aksionare dhe bëri të mundur ndërtimin.

Por, tifozët nuk preferojnë ta thërrasin kështu stadiumin, duke preferuar ta përdorin vetëm gjysmën e dytë të emrit: Metropolitano, si toka – rrugë shumë e largët – që ata e pushtuan përpara duke shkuar në Vicente Calderon.

Një stadium pa dyshim që doli të mos jetë i lirë. Atletico u përpoq shumë të krijonte një ndjenjë të historisë, komunitetit dhe vazhdimësisë kur erdhën në shtator të vitit 2017 – stacioni i metrosë është zbukuruar me imazhet e bardhezi si shtëpia e tyre e mëparshme.

Stadium modern dhe i qasshëm me lehtësi

I vendosur në një tokë të shterur – megjithëse, kohët e fundit janë mbjellë disa pemë – Metropolitano duket si një anije kozmike që sapo ka zbritur në tokë.

Nuk është tejet i bukur të shihet nga jashtë, edhe pse ka një çati të valëzuar dhe brenda ka një ajër të Emirateve ose Wembleyt: brenda tri nivele të shkallëve të stadiumit. Ulëset janë të rehatshme.

Fusha ka drenazh luksoz, nxehje dhe një sistem të ujitjes me valvula solenoide për t’iu përshtatur kushteve atmosferike.

Para se të fillohej me shtrimin e fushës, ishin instaluar rrjeti i drenazhit, shtresa e parë e dheut dhe substrati, që e kanë rritur nivelin e fushës për 45 centimetra.

Drenazh e teknologjisë së fundit

Fusha do të ketë një sistem të shpejtë dhe efektiv të evakuimit nga uji i madh prej shiut e që mundëson zhvillimin e mirë të lojës së futbollit. Bari është kultivuar që nga dhjetori në veçanti për kushtet e motit dhe të dritës në Metropolitano.

Dimensioni i fushës do të jetë me gjatësi prej 109 metrash dhe gjerësi prej 71 metrash.

Ulëse komode për tifozët

Një nga veçantitë e stadiumit është se në kuadër të konstruksionit të tij është edhe metro e Madridit, prej ku mund të arrijnë tifozët nga pjesë tjera të qytetit. Pra, një stadium metroje brenda stadiumit – një ide gjeniale kjo.

Stacioni i metros brenda stradiumit. Ide gjeniale…

Shtëpia e e re e Atleticos ka kapacitet prej 67 mijë e 703 shikuesish, kurse ndërtimi ka kushtuar 240 milionë euro.

Fansa do të jenë në gjendje që të ushqehen dhe të konsumojnë pije në plot bare dhe restorante. Oferta brenda terrenit është e pafund dhe me humor të tepërt. Ka disa McDonald’s brenda pak kilometrave. /Telegrafi/

Bare dhe restorante të shumta
Exit mobile version