Ndjekësit e rrjetit social Twitter, kanë mbetur si të humbur kur fillimisht është shfaqur një letër me tetë diamante dhe në të thuhej se brenda saj formohen tri ‘8’-she.
Anglezi nga Liverpuli i njohur vetëm si Plink, ka thënë se në mes të shenjave që njihen si diamante, krijohet edhe një tetëshe tjetër, transmeton Telegrafi.
“Sa vjeçar keni qenë, kur e keni parë se brenda është edhe një ‘8’ tjetër”, ishte komenti që e shoqëronte imazhin, që menjëherë u bë viral.
Bazuar në pyetjen që bëri ai, duket se kjo është shumë e vjetër, megjithëse komentuesit nuk mendonin njëjtë. “Unë tani e pashë se çfarë formohet brenda, sa vjeçar do duhej të jem” si dhe “si kam luajtur letra, pa e ditur këtë element” ka qenë një koment tjetër.
Duket se kjo është në mesin e atyre formësimeve të çuditshme, që kur të vërehen njëherë, është e pamundur të mos shihen dhe gjithnjë bien në sy. /Telegrafi/