Telegrafi

Brenda “Kullës së Babelit”, hotelit që strehon refugjatët sirianë, afganë dhe irakianë (Video)

Refugjatë sirianë, afganë dhe irakianë kanë gjetur strehim në “City Plazza Hotel”, në Athinë, falë ndihmës edhe të një grupi vullnetarësh.

Ata qëndrojnë në ambientet e hotelit, ku iu duhet të komunikojnë, pavarësisht vështirësive gjuhësore, ndërsa organizojnë vetë gjithçka.

Të arratisur nga lufta dhe rrënimi ekonomik, më tepër se 57 mijë refugjatë kanë mbetur në Greqi, pas mbylljes së kufirit me Maqedoninë, transmeton tema.

Brenda hotelit, ata jetojnë në dhomat e tij, ndërsa kanë mundësi qasje në një shërbim shëndetësor, të administruar prej vetë atyre dhe një grupi prej 30-40 vullnetarësh.