”Brenda Kufijve” është seriali i parë i animuar dhe sinkronizuar në gjuhën shqipe, i punuar nga Besar Iljazi dhe Liridon Rexhepi, nën Produksionin e Filmave të Animuar Kubiks, Tetovë. ”Brenda Kufijve” e ka si mision të animoj ngjarjet aktuale në territoret ku jetojnë shqiptar, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Origjinaliteti, të qenurit i pari i llojit të vet në gjuhën shqipe, si dhe trajtimi i temave të hapësirës sonë e bën ”Brenda Kufijve” një prodhim të këndshëm dhe plot humor për shikuesit. ”Brenda Kufijve” nënkupton brenda kufije etnik, shoqërore dhe jo doemos gjeografike. Qëllimi i këtij animacioni është të jetë zbavitës, të ngre vetëdijen e shoqërisë, të zgjeroj tolerancën, të veprojë kundër paragjykimeve dhe stereotipeve dhe të jep mesazhe pozitive.” thotë për Telegrafi Maqedoni Besar Iljazi i cili premton se ”Brend Kufijve” do të vazhdoj me thumba për aktualitetet politike dhe shoqërore në territoret shqiptare./Telegrafi/