Në internet kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi brenda vendit më të izoluar në botë – Korenë e Veriut, ku fëmijët po luanin lojëra të ndryshme në ditën ku po festohej dita e fëmijëve.
Dhe një ndër lojërat që ata i praktikonin ishte ajo e luftës, ku fëmijët mbanin në duar imitim të armëve të ndryshme të zjarrit siç janë AK-47 dhe disa granata dore, për “të shfarosur armikun e tyre”, transmeton Telegrafi.
Nxënësit e një shkolle në Pyongyang, shihen duke kryer disa ushtrime të ngjashme ato me të ushtrisë ku ushtarët shkojnë zvarrë për tokë dhe në shpinë bartin pushkë automatike.
Por është interesant fakti se si mësuesit e këtyre nxënësve po përkrahnin lojërat e fëmijëve, duke thënë se po ushtrohen të mbrojnë vendin e tyre të shenjtë dhe liderin e tyre suprem Kim Jong-un. /Telegrafi/