Telegrafi

Brenda kompleksit më të madh banesor në Zvicër, shtrihet në 930 mijë metra katrorë dhe ka 2.780 banesa – konsiderohet si qytet i vogël

Le Lignon është kompleksi më i madh banesorë në Zvicër dhe njëherit një prej më të mëdhenjve në botë, e për shkak të madhësisë së tij konsiderohet si një qytet i vogël.

Shtrihet në një hapësirë prej 930 mijë metra katrorë, dhe gjendet në hapësirat e një ish-ferme në Vernier në periferi të Gjenevës, transmeton Telegrafi.

Kompleksi përbëhet prej tri ndërtesave të mëdha që kanë 2.780 banesave në të cilat jetojnë mijëra njerëz. Mban emrin e një lumi që kalon përreth, dhe përbëhet nga rrokaqiejt dhe rrethoja prej afro një kilometër të gjatë.

Brenda kompleksit gjendet shkolla fillore, qendra medicinale, kisha, restorantet, zyra administrative, posta, hapësirat rekreative, pishinat dhe garazhet nëntokësore.

E pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave quhet qytet i vogël, e shumë prej banorëve të saj kurrë nuk largohen nga kompleksi, pasi brenda gjenden të gjitha ato për të cilat kanë nevojë. /Telegrafi/