Kompleksi Mount Kumgang i ndërtuar në vitin 1998 ishte planifikuar të pres rreth dy milionë pushues nga e mbarë bota, por kur në vitin 2008 një turist nga Koreja e Jugut u qëllua për vdekje nga ushtarët e Koresë së Jugut, ky vend nga atëherë mbeti i zbrazët.
Rrugët që qojnë në Kumgan ishte ndërtuar enkas për turistët, ku pjesët anësore ishin të zbukuruar me bari dhe lule në mënyrë që banorët lokalë që të mos mund të futen në kompleksin e dedikuar për turistë. Afër këtij kompleksi vazhdon të qëndrojë pankarta në të cilën shkruan, ‘Seuli është vetëm 64 kilometra larg këtij vendi’, transmeton Telegrafi.
Kompania Hyundai i kishte paguar plot një miliardë dollarë autoriteteve të Koresë së Veriut për ta shfrytëzuar këtë hapësirë për 50 vite, por sot hyrja e këtij kompleksi ngjan më shumë me një autosallon të zbrazët.
Kompleksi Kumgang, kishte akomoduar rreth dy milionë turistë nga Koreja e Jugut nga viti 1998 deri në vitin 2008. Por kur në korrik të vitit 2008 turisti Miss Park Wang-ja u qëllua për vdekje, autoritetet e Koresë së Jugut kishin vendosur t’ua ndalojë shkuarjen qytetarëve të vetë në Korenë e Veriut.
Autoritetet e Koresë së Veriut ishin munduar të arsyetohen, se turisti ishte futur në një zonë të ushtrisë dhe kishte injoruar paralajmërimet e ushtarëve. Por më pas autoritetet e Koresë së Veriut kishin vendosur që ta “konfiskojnë” kompleksin gjigant.
Kostoja e ndërtimit të këtij kompleksi kishte kapur shumën e 400 milionë dollarëve, dhe shtrihej në një hapësirë tejet të madhe ku kishte hotele, zyra për turizëm, fusha golfi, supermarkete dhe një qendër spitalore. /Telegrafi/