Këto foto tregojnë jetën e një prej klaneve me jetëgjatë dhe misterioz në botë: Ku Kluks Klan.
Fotografi Anthony Karen shpenzoi 11 vjet duke fotografuar ata dhe ka sjellë këto foto.
Dasmë e çuditshme, rekrutim fëmijësh dhe rite të pazakonta. ai ka treguar jetën e KKK përmes fotove.
Si u krijua KKK?
KKK u krijua fillimisht në vitin 1866 në Tennessee nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë së Konfederatës. Dy fjalët e para të emrin erdhën nga fjala greke “Kuklos”, që domethënë grup.
Ata e nisën si një shoqatë sekrete dhe më vonë adoptuan “stilin” e fshehjes së identitetit përmes maskave tipike. Ata nisën të dalin natën dhe të sulmojnë afro-amerikanët.
Grupi thuajse u zhduk pas përpjekjeve të qeverisë para Luftës së Parë Botërore, por pas saj u ringjall duke shkuar në 4 milionë anëtarë, transmeton tema.
Dhuna, përdhunimet dhe linqimet e personave me ngjyrë rritën emrin e grupit famëkeq.
“Ku Kluks Klan u shpërbë zyrtarisht në vitin 1944 kur qeveria federale u vendosi taksa më shumë se 600 mijë dollarë. Ata nuk u cilësuan më një organizatë e mirëfilltë dhe kështu filluan të dilnin grupe të KKK-së në mbarë vendin, që ishin të pavarur nga njëri-tjetri”, thotë fotografi Anthony Karen.