Ky është momenti kur një grup i eksploruesve urban vizitojnë një kishë në qytetin grek, e cila është për 17 gradë më e pjerrët.
Banorët e këtij fshati ishin detyruar të ikin, pasi në vitin 2012 pati rrëshqitje të dheut dhe pronat e tyre filluan të shkatërrohen, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë që janë bërë virale, shfaqin Bob Thissen dhe Frederik Sempels duke vizituar kishën e fshatit që pësoi ndryshime “kozmetike”.
Megjithatë këto rrëshqitje dheu bën që kisha të lëviz për afro 200 metra, duke bërë që edhe të jetë për afro 17 gradë më e pjerrët nga ana e majtë.
Ajo shumicës së vizitorëve ua rikujton Kullën e Pizës në Itali, e se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/