Gruaja nga Australia është ankuar në llogarinë në Facebook të prodhuesit të ushqimit nga brumi.
“Mëngjesin e sotëm, gati hëngra për herë të parë në jetë edhe një bisht të cigares”, ka qenë ankesa e saj, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të firmës prodhuese kanë pranuar se kjo mund të ketë ndodhur, duke kërkuar falje për rastin.
“Shëndeti dhe mirëqenia e klientit është prioritet i ynë”, kanë thënë ata në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se janë nisur hetimet mbi rastin. /Telegrafi/