Liverpooli është duke pësuar humbje ndaj Watfordit në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën janë shënuar dy për vetëm katër minuta.
Ismaila Sarr e realizoi golin e parë në minutën e 54-të me një asistim të Abdoulaye Doucoure.
Katër minuta më vonë, Sarr e realizoi edhe golin e dytë, e që u shërbye mjaftë mirë nga Troy Deeney.
Kjo mund të jetë humbja e parë për Liverpoolin në këtë sezon, pasi ka vetëm një barazim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X7OcutkpnHg&ab_channel=FAITV