Telegrafi

Brenda katër ditëve zhduket lumi që kishte rrjedhur mbi 300 vite (Video)

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Kanada, është zhdukur lumi Slims brenda katër ditëve i cili kishte rrjedhur për më shumë se 300 vite.

Lumi është shterur për vetëm katër ditë, kurse sot në po atë vend gjendet vetëm shtrati i lumit që është plotësisht i thatë, transmeton Telegrafi.

Zhdukja e lumit vjen si rezultat i lëvizjes së akullnajave dhe ndryshime klimatike.

Shkencëtarët parashikojnë se fatin e njëjtë do ta kenë një numër i lumenjve tjerë nëpër botë, thuhet në një studim të publikuar së fundmi në revistën Nature. /Telegrafi/