E vendosur m’u pas portës kryesore të kampit të përqendrimit në Aushvic, gjendej një prej tmerreve më pak të njohura të Luftës së Dytë Botërore – një bordello për të burgosurit.
Rreth 76 vjet më parë, monstra e Gestapos, Hajnrish Himel urdhëroi ngritjen e bordellove nëpër kampet e përqendrimit në Europën e pushtuar nga nazistët.
Qëllimi i planit ogurzi ishte që të nxitej produktiviteti i të burgosurve duke u ofruar një sistem bonusi: nëse punonin fort, do shpërbleheshin me një vizitë në bordellon e kampit.
“Shtëpitë e kukullave” nisën të ngrihen në vitin 1942, fillimisht në kampin e Mat’hauzenit.
Në total ishin dhjetë bordello. Një prej më të mëdhave ishte në Aushvic, aty ku mendohet se janë vrarë 1.1 milionë njerëz.
Planin e vuri në zbatim doktor Zigfrid Shvela.
Ai urdhëroi që të sigurohej që meshkujt e femrat të ishin të pastër, gratë të sterilizuara dhe të përdorej vetëm stili i misionarit.
Rregullat ishin strikte: gjermanët mund të vizitonin gjermanet, sllavët duhet të vizitonin sllavet. Hebrenjtë ishin të përjashtuar.
Shvela u vra, por plani i tij u vu në zbatim.
Në total femrat bënin seks me 6 deri në 8 meshkuj mesatarisht në një ditë.
Ato ishin kryesisht tek të 20-tat.
Përpara se të merrnin përsipër ‘detyrën’, i nënshtroheshin një kontrolli poshtërues dhe u vendosej krem dezinfektues në organin gjenital.
Rojet e mbikëqyrnin të gjithë procesin përmes disa vrimave, ku siguroheshin që të përdorej vetëm stili i misionarit.
Femrat shpesh bëheshin pjesë e bordellove për një copë bukë më shumë.
Kurse ushtarët, edhe pse nuk duhej të përdornin këto bordello, bënin të tyren, duke abuzuar me femrat që ishin aty.
Bordellot u mbyllën në fund të luftës. /mapo.al/