Chelsea është duke menduar seriozisht që të futet në bisedime për ta afruar në skuadër yllin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, që në janar.
Por Auba, nuk është vetëm një futbollist, pasi ai është më shumë se kaq.
Në fakt, ylli i Gabonit, është nga futbollistët që ka një brend të tijin, në fushë dhe jashtë saj.
Nga orët luksoze dhe kostumet me porosi, udhëtime me avionë privatë dhe madje edhe “Batmobile”. Sulmuesi i Dortmundit po bëhet sikurse Cristiano Ronaldo ose Neymar e shumë të tjetër, me këto mënyra.
Suksesi në fushë është pasqyruar shpesh edhe me pasurinë jashtë saj … dhe kjo nuk ndodh vetëm me makinat e Aubameyang.
Vetura e tij e dashur është një Lamborghini, por plotësisht i përshtatur për dëshirën e tij, i kompletuar me ngjyrë metalike të shkëlqyeshme dhe me shkronjën e tij “A” në mbulesa.
‘The Murcielago’ ka të gjitha gjërat, madje edhe borinë, dhe këto i kanë kushtuar ekstra për 150,000 euro.
Shkronja “A” në mbulesën e automjetit është po ashtu e ndezur.
Lojtari shumë i shpejtë sidomos në 30 metra, që krahasohet me njeriun më i shpejtë në botë – Usain Bolt, nuk ndalet me kaq.
Shumë e konsiderojnë këtë makinë si krenarinë dhe gëzimin e tij, por në rastin e Aubameyangit është me të vërtetë e saktë.
Një vit më parë ai festoi ditëlindjen me një tortë të bërë me dorë në formën e Lambos – së bashku me fjalët “#Lambocake” dhe “#Batman”.
Dashuria për “Batman” u kuptua, kur gabonezi veshi një maskë Batman për të festuar një gol së bashku me “Robin e tij”, Marco Reus, në 2015.
Aubameyang luksit të ti i ka vënë një emër Lamborghini “Batmobile”.
Luksi i tij nuk ndalet me kaq. ua sjellim me foto disa nga gjërat më interesante që bën ai. /Telegrafi/