Site icon Telegrafi

Brenda javës fiton dy herë në lotari

Earl Fritz ka fituar të hënën shpërblimin kryesor prej 777.777 dollarësh në lotarinë e çastit të Georgia “Super Lucky 7’s”, derisa javën e kaluar ka fituar 1.000 dollarë në lotarinë e çastit “Extreme Green”.

Fritz ka deklaruar se nuk e ka kuptuar menjëherë se e ka fituar shpërblimin kryesor të “Super Lucky 7’s” sepse nuk po bartte syzet. Fritz dhe gruaja e tij ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me tërë ato para, njofton televizioni amerikan “Fox News”.

Exit mobile version