Renderi zyrtar i enterierit është zbuluar sa i përket jahtit më të madh në botë, Somnio, që do të shërbej si “strehë” për njerëzit e pasur.
Jahti 600 milionë dollarë që është 222 metra i gjatë, ofron 39 apartamente luksoze, ku shitja e tyre do të fillojë me një çmim fillestar prej 11 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Çdo apartament do të jetë i pajisur me të gjitha – duke filluar nga dyshemeja e drurit e deri të shtretërit për çifte.
Në kumtesën e kompanisë përgjegjëse është publikuar lista e madhësive të apartamenteve, duke filluar nga ato me 182 metra katrorë plus 34 metra verandë, 963 metra katrorë dhe 602. /Telegrafi/