Jahti i kategorisë A i dizajnuar nga Philippe Starck, konsiderohet të jetë më e madhja në botë në kategorinë e saj dhe është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.
Ajo është parë këto ditë duke lundruar afër gjirit Calvi në Corsica, duke i bërë të gjithë që ishin afër saj ta kthejnë kokën për ta shikuar, transmeton Telegrafi.
Ajo është tri herë me lartë e lartë se kulla Elizabeth në Londër, dhe lëviz falë motorik hibrid dhe mund të akomodoj deri në 20 mysafirë dhe 54 anëtarë të ekuipazhit.
Ajo është e gjatë mbi 140 metra dhe brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë – nga pista e helikopterit e deri të dhoma vëzhguese nënujore.
Shpejtësia maksimale e saj është 40 kilometra në orë dhe kushton hiq më pak se 470 milionë dollarë. /Telegrafi/