Telegrafi

Brenda jahtit “Flying Fox” që gjendet në Shqipëri – përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro

Një jaht superluksoz i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, me të cilin ka lundruar edhe njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos thuhet është parë në brigjet e Sarandës.

Dhe menjëherë pas kësaj, kanë ardhur supozime nga mediat shqiptare, se me të mund të jetë edhe multimiliarderi Jeff Bezos, i cili “mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë”.

Por çfarë dihet për këtë lloj jahti?

Lexo po ashtu Jahti luksoz me të cilin lundron Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Flying Fox është nga jahtet më të mëdhenj në botë.

Bazuar në gjatësinë e saj ajo është jahti i 14 -të më i madh në botë.

Siç thuhet më tej, ai ka një gjatësi prej 136 metrash dhe është projektuar nga Espen Øino.

Ai është mundësuar nga 2 motorë dhe të dhënat tregojnë se ai mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 30 km/h.

Sidoqoftë mendohet se ai është i aftë për shpejtësi më të larta.

Karakteristikat e jahtit përfshijnë një pishinë shumë të madhe pas në kuvertën kryesore. Dhe një kinema, një ashensor dhe dy helipada.

Ai madje mund të akomodojë helikopterët më të mëdhenj në treg.

Ai ka një zonë të madhe plazhi dhe disa platforma noti.

Jahti ka një banjë me dy kuvertë, me një palestër, një sauna, një hamam dhe një zonë masazhesh. Jahti ka edhe një “spital”.

Ndërsa sa i përket vlerës, ai vlerësohet më shumë se 300 milionë dollarë. /Telegrafi/