Telegrafi

Brenda hotelit të parë me robotë (Foto/Video)

I quajtur Henn na Hotel ose “hoteli i çuditshëm”, ai është i vendosur në Sasebo, një qytet në jugperëndim të prefekturës së Nagasakit, transmeton Telegrafi. Çmimet për një dhomë fillojnë me rreth 80 dollarë në natë.

Në recepsion gjendet një robot që duket si një grua – që flet japonisht. Një tjetër duke si një dinosaur që flet anglisht.

Roja robot kujdesët për valixhet dhe mysafirët:

Nëpër dhoma, një robot portier i ulur në tavolinën afër, I gatshëm “për të pranuar pyetjet”.

Japonia i konsideron robotët jetik për zhvillimin e saj ekonomik dhe është vend ky mund të gjesh një shumëllojshmëri të gjerë të tyre.

Ka robotë emocional, robotë mësimi, si dhe robotë që shpëtojnë jetën.

Përkundër të mirave, sigurisht robotët kanë edhe anën negative – ata mund tua rrezikojnë disave vendin e punës. /Telegrafi/