Dolce Hanoi Golden Lake, është hoteli i parë në botë i larë në flori që ka hapur dyert për vizitorët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.
Bëhet fjalë për një hotel me pesë yje tejet luksoz brenda të cilit shkëlqen gjithçka, duke filluar nga orenditë e deri te muret, transmeton Telegrafi.
Në dhoma, filxhanët e kafesë janë të larë me flori prej 24 karatëve si dhe pirunët, lugët e dushët. Gjithashtu edhe pishina është e larë në flori.
Për ndërtimin e këtij hoteli janë investuar 200 milionë dollarë, dhe ka gjithsej 25 kate nëpër të cilat janë të shpërndara 260 dhoma luksoze. /Telegrafi/