Telegrafi

Brenda hotelit më të gjatë në Evropë – që do të hapet këtë verë

Hoteli më i gjatë në Evropë do të hapet këtë verë – dhe fluturimet me aeroplan për atje pritet të jenë të lira.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mercure Szczyrk Resort, në Poloni, do të jetë një ndërtesë “e lakuar” 330 metra që do të ketë 446 dhoma, secila me pamje panoramike.

Me nëntë kate – kur të hapet – ai do të jetë gjithashtu hoteli me vendndodhjen më të lartë në Poloni.

Përveç dy restoranteve dhe tre bareve, do të ketë edhe një palestër, spa dhe zona për lojëra për fëmijë.

Planet e tjera përfshijnë një atraksion ujor me pishina, dhoma ndërruese moderne dhe zona relaksi.

Dhe nëse dëshironi “të arrini me stil” – atje ekziston edhe një platformë helikopterike.

Szczyrk është një qytet turistik, i popullarizuar si për skiatorët ashtu edhe për çiklistët – me rreth 1 orë 25 me makinë nga aeroporti.

Ndryshe, hoteli më i lartë në Evropë gjendet në një resort shumë të njohur spanjoll ndërsa hoteli më i madh në botë gjendet në Malajzi. /Telegrafi/