Almeda Abazi po shijon jetën në krah të aktorit turk Tolgahan Saysiman.
Modelja shqiptare muaj më parë ka kurorëzuar lidhjen me ‘Çënarin’ duke u martuar në një dasmë përrallore në Los Angelos të SHBA-ve.
Pas muajit të mjaltit, Almeda dhe bashkëshorti janë kthyer në qytetin turk të Stambollit, aty ku po merren me projekte e tyre artistike, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë për mediat shqiptare, bukuroshja shqiptare ka prezantuar edhe hotelin ‘Mercure Hotel’, i cili është në pronësi të bashkëshortit të modeles.
Ky i fundit është i vendosur në një vend të përshtatshëm, ku për 10 minuta duke ecur do të mbërrini në sheshin Taksim.
Almeda ka pohuar se bashkëshorti ka vendosur se do të ketë zbritje për çdo shqiptar që do të akomodohet në hotelin e vendosur në Stamboll.
Ndër të tjerash, aktori turk ka pohuar se ka rrënjë shqiptare pasi që paraardhësit e tij vijnë prej trojeve shqiptare. /Telegrafi/