Barcelona në javën e 37-të në La Liga do të jetë mysafirë i Las Palmas.
Dhe normalisht që klubi katalunas është vendosur më herët në qytet, në mënyrë që lojtarët të jenë sa më të relaksuar.
Barça është vendosur në hotelin Santa Catalina, i cili njihet për cilësinë e tij.
Hoteli është ndërtuar në vitin 1890 dhe ka pesë yje, kurse një natë kushton rreth 250 euro.
Las Palmas është ishull dhe në rast se dëshironi t’i kaloni pushimet në këtë vend, atëherë ia vlen t’ia hidhni një sy hotelit. /Telegrafi/