James Stewart është zbuluar se në zyrën e tij, në shkollën fillore që ndodhet në Cambridgeshire të Anglisë, ka krijuar një “hapësirë sekrete” ku kalonte kohën me sekretaren.
Drejtori 64-vjeçar, mbante aty pije alkoolike, lodra seksuale, si dhe shumë materiale pornografike, transmeton Telegrafi.
Me të kuptuar për hapësirën jo adekuate, ai është suspenduar nga puna dhe rasti u dërgua para drejtësisë.
Mbi të rëndojnë gjashtë akuza për shkelje në vendin e punës, përfshirë edhe një për sjellje perverse në vendin e punës.
Pa dënim nuk pritet të mbetet as sekretarja e cila është e martuar, si dhe pjesëtarët e stafit, që e kanë ndihmuar ta ndërtonte dhe e mbajtën sekret. /Telegrafi/
https://youtu.be/DnlC90qQgr0