Telegrafi

Brenda hamburgerit gjeti një kapak plastik që ngjanë me domaten (Foto)

Janë zbuluar shumë punonjës të lokaleve, të cilët pështyjnë në ushqimin e klientëve që nuk iu pëlqejnë, por ky rast është shumë më i çuditshëm.

Brenda një hamburgeri është gjetur kapaku plastik, që ngjanë shumë me domaten që zakonisht vendoset në atë pjesë, transmeton Telegrafi.

Kapaku plastik brenda hamburgerit

Madje, nuk duket të ketë përfunduar aty pa dashje, sepse i është vënë sipër keçap, që të ketë ngjashmëri sa më të madhe.

Mësohet se ai nuk e ka ngrënë më ushqimin, ndërsa ka njoftuar mbrojtësit e rendit për rastin dhe lokalin ku e bleu. /Telegrafi/