Janë zbuluar shumë punonjës të lokaleve, të cilët pështyjnë në ushqimin e klientëve që nuk iu pëlqejnë, por ky rast është shumë më i çuditshëm.
Brenda një hamburgeri është gjetur kapaku plastik, që ngjanë shumë me domaten që zakonisht vendoset në atë pjesë, transmeton Telegrafi.
Madje, nuk duket të ketë përfunduar aty pa dashje, sepse i është vënë sipër keçap, që të ketë ngjashmëri sa më të madhe.
Mësohet se ai nuk e ka ngrënë më ushqimin, ndërsa ka njoftuar mbrojtësit e rendit për rastin dhe lokalin ku e bleu. /Telegrafi/