Site icon Telegrafi

Brenda gjigantit Huawei, firmës me të ardhura vjetore 100 miliardë dollarë – aty ku punëtorët flenë nën tryezat e punës (Foto)

Huawei është markë teknologjike e cila shet pajisje telekomunikimi dhe e cila llogaritet të ketë të ardhura vjetore hiq më pak se 100 miliardë dollarë.

Siç shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, me seli në qytetin jugor të Shenzhen – konsiderohet si Silicon Valley e Kinës – Huawei ka më shumë se 180,000 punonjës në mbarë botën, me pothuajse gjysmën e tyre të angazhuar në kërkime dhe zhvillime.

Në vitin 2018, kompania arriti Apple si prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve në botë pas Samsung, një moment historik që e ka bërë Huawei një burim krenarie kombëtare në Kinë.

Ndërkohë që është i suksesshëm në treg dhe një lojtar dominues në 5G, Huawei është përballur me krerët politikë dhe pretendimet se pajisjet e saj përfshijnë të ashtuquajturat “backdoors”, të cilat qeveria amerikane e percepton si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Autoritetet amerikane po kërkojnë gjithashtu ekstradimin e Zyrtarit Kryesor Financiar të Huawei, Meng Wanzhou, për t’u gjykuar në SHBA lidhur me akuzat për mashtrim.

Përkundër fushatës amerikane kundër kompanisë, Huawei është i vendosur drejt miratimit të rrjeteve pa tel 5G.

Ajo ka angazhuar ekspertë nga rivalët e huaj dhe ka investuar shumë në Kërkime dhe Zhvillime për të patentuar teknologjitë kyçe për të rritur ndikimin kinez.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje brenda ambienteve të gjigantit kinez, ku ndër tjerash shihen edhe punëtorët derisa flenë në dhomëzën e tyre në zonën e kërkimit dhe zhvillimit, pas drekës në kampusin Bantian. /Telegrafi/

Exit mobile version