Prodhuesi gjerman Mercedes, i ka lënë në hije modelet e reja AMG S-Class dhe kabriolet, pasi tërë vëmendja shkoi te hipermakina Project One.
Mirëpo, kompania i është kthyer sërish makinave komerciale, duke prezantuar kupenë S63 që do të punohet nga linja AMG, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë që do të lansohet brenda gjashtë muajsh, është edicion i limituar në vetëm 70 njësi.
Pamja saj e jashtme është shumë më e egër se e paraardhëseve, teksa janë bërë ndryshime të mëdha në sistemin e qarkullimit.
Vetura që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.4-sekonda, do të kushtojë jo më pas se 203 mijë euro. /Telegrafi/