Site icon Telegrafi

Brenda garazhit të Cristiano Ronaldos me flotën e makinave me vlerë mbi 20 milionë eurosh – çfarë përfshihet në koleksionin e yllit portugez?

Fansat hodhën një vështrim në garazhin e Cristiano Ronaldos, ndërkohë që Georgina Rodriguez bëri një shëtitje rreth rezidencës së tyre luksoze.

Partnerja e superyllit të Manchester United zbuloi gjithçka në dokumentarin e ri të publikuar në Netflix, “Soy Georgina”.

Dhe në pjesën ku përfshihet garazhi, ai ka një mori motorësh – të gjithë pjesë e flotës së tij mahnitëse prej 17 milionë funtesh (20 milionë euro).

Foto: Netflix

Në fragmentet e shkurtra të programit, super makinat shfaqen të gjitha të parkuara në mënyrë të përsosur në garazhin e yllit portugez.

Në njërën anë është Bugatti Chiron e Ronaldos, me vlerë të paktën dy milionë funte.

Lexo po ashtu Si dukej partnerja e Cristiano Ronaldos kur punonte si shitëse në ‘Gucci’?

Më pas mendohet të jetë Ferrari 599 GTO i tij, i cili vlerësohet me 500,000 funte e ndjekur nga një McLaren Senna prej 750,000 funtesh.

Dhe në fund, Rolls-Royce Cullinan që kap vlerë e 300 mijë funtesh.

Foto: Netflix

Më tej zbulohet një Bugatti Veyron (1.5 milion funtesh), një Mercedes-Benz S65 AMG të bardhë (200 mijë funte), një McLaren MP4-12C portokalli (220 mijë funte), një Lamborghini Aventador (270 mijë funte) dhe një Merc G-Wagon Brabus i madh (600 mijë funte).

Diku tjetër, në një seksion tjetër të garazhit larg sallës së ekspozitës, ka të paktën katër makina të tjera të vendosura – duke përfshirë një Ferrari argjendi, një Mercedes AMG GLE 63 dhe një Mercedes tjetër të zi për përdorim të përditshëm.

Georgina po ashtu është filmuar edhe në një Range Rover gjatë episodit të parë.

Foto: Instagram

Ronaldo shtoi një Bentley Flying Spur prej 250,000 funtesh në koleksionin e tij mahnitës të makinave.

36-vjeçari gjithashtu ka një Lamborghini Urus dhe një Chevrolet Camaro, motori më i lirë në koleksionin e tij me rreth 40,000 funte.

Foto: Reuters

Edhe pse, si me shumicën e njerëzve, kuptohet se ai mund të drejtojë vetëm një nga makinat e tij në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version