Juventusi është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2019/2020, dy javë pa përfunduar kampionati.
Pas fitores ndaj Sampdorias (2-0), Zonja e Vjetër e siguroi edhe matematikisht titullin e më të mirit në Serie A këtë edicion.
Ky ishte titulli i nëntë radhazi për Zonjën e Vjetër dhe 36-ti zyrtar në total i fituar gjatë historisë së klubit.
How strong? 💪
CHAMPIONS OF ITALY STRONG! 🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹#Stron9er #LiveAhead pic.twitter.com/C3kCvkSuIx
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 26, 2020
Për më shumë, Juve është bërë klubi i vetëm nga pesë ligat më të forta evropiane që e fiton nëntë herë rresht titullin e kampionit.
Dhe natyrisht që festa nuk mund të mungonte në zhveshoten e Bianconerëve. Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa video nga festimi i kampionit italian. /Telegrafi/
Naturally, when the bubbles are @FerrariTrento, the toast is… #Stron9er! 🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾#FerrariTrento #SparklingAttitude pic.twitter.com/RYx1Kk33f6
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 26, 2020