Site icon Telegrafi

Brenda fabrikës ku montohet Bugatti që kushton 2.4 milionë euro (Foto)

Në Molsheim të Francës ndodhet fabrika e izoluar, brenda së cilës montohet super-makina luksoze Bugatti.

Asnjë shirit lëvizës apo pajisje motorike nuk ndodhet në këtë punishte të pastër, ku thuhet se mund të hahet ushqim edhe nga dyshemeja, transmeton Telegrafi.

Për të kompletuar veturën luksoze me 1,800 pjesët përbërëse, punojnë 40 punëtorë në orar të plotë.

Në këtë vend krijohen nga 70 Chiron në vit, secili prej tyre shitet për 2.4 milionë euro. Meqenëse gjithçka punohet me dorë, në këto hapësira mund të hynë në sistem vetëm nga 12 vetura në të njëjtën kohë.

Kjo është hera e parë që Bugatti, e cila tashmë është në pronësi të Volkswagen, i ka hapur dyert e fabrikave për të parë montimin e automobilave të saj.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni procesin delikat të kompletimit dhe kontrollimit të secilës veturë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version