Site icon Telegrafi

‘Brenda e Beverly Hills’ që po vuan nga kanceri: Kam frikë! (Foto)

Shannen Doherty, e njohur ndryshe si Brenda e “Beverly Hills 90210”, vijon betejën e saj kundër kancerit në gji dhe publikon vazhdimisht në Instagram momentet më të rëndësishme të kurave të cilave iu nënshtrohet.

Në postimin e fundit, i cili përkon me ditën e parë të radioterapisë, ajo ka pranuar se ka frikë, transmeton Noa.

Shannen Doherty në ditën e parë të rrezatimit

“Kam fytyrën e atij që po mendon të arratiset larg, dhe nuk ka asgjë më reale se kaq”.

Lexo po ashtu Brenda e “Beverly Hills” që po vuan nga kanceri, fotografohet me nënën – kjo është gjendja e saj (Foto)

“Kjo është dita ime e parë e radioterapisë dhe kam frikë. Më frikëson laseri dhe ajo makina përreth”.

Kështu dukej dikur aktorja

“Jam edhe e bindur se me kalimin e kohës do të mësohem, por tani e urrej”, ka shkruar aktorja e cila duket pa flokë dhe e lodhur.

Exit mobile version