Shannen Doherty është fotografuar me nënën e saj, Rosa, e cila i ka ndihmuar të bëjë blerje në një dyqan në Malibu të Kalifornisë.
Ish-aktorja e “Beverly Hills, 90210” është sëmurë nga kanceri i gjirit dhe ka nevojë për ndihmën e të afërmve për obligimet ditore.
Sidoqoftë, ajo ka treguar se po lufton me sëmundjen duke u angazhuar edhe vet për nevojat e përditshme.
45-vjeçarja është duke u trajtuar me kimioterapi, ashtu që i kanë rënë flokët dhe në kokë mban shami. /Telegrafi/