Site icon Telegrafi

Brenda dy viteve në Maqedoni do të mbeten vetëm 13 pediatër

Për dy vite në Maqedoni do të mbeten vetëm 13 padiatër amë, ndërsa për tre vite pothuajse gjysma e mjekëve amë do të pensionohen, pasi mosha mesatare për dalje në pension e mjekëve është 58 vjet.

Për momentin në Maqedoni punojnë 1570 mjekë amë, 147 gjinekologë amë dhe rreth qindra pediatër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjendja më alarmante është në pediatri, ku deri në vitin 2020 do të mbeten vetëm 13 pediatër në gjithë shtetin. Gjithë specialistët janë para pensionimit”, tha Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat.

Për momentin ka qytete ku ka vetëm nga një mjek amë, gjegjësisht në Dojran ka vetëm një, në Makedonski Kamenica ka dy, ndërsa në Berovë nga katër mjek për pesë vite nuk do të ketë asnjë. Gjithashtu ka qytete të cilat janë pa asnjë mjek amë./Telegrafi/

Exit mobile version