Telegrafi

Brenda dy javëve të fundit, në SHBA ka pasur rritje prej 28 për qind të rasteve kur fëmijët janë prekur me COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara është vërejtur një rritje prej 28 për qind të rasteve të fëmijëve me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit, rritje kjo ma e madhja që nga fillimi i pandemisë.

Sipas një raporti të publikuar gjatë të hënës nga Akademia amerikane e Pediatrisë, 256.091 raste të reja me COVID-19 janë raportuar tek fëmijët gjatë periudhës 5 dhe 19 nëntor – shifër kjo më e madhja që ndonjëherë është regjistruar nga fillimi i pandemisë, transmeton Telegrafi.

Deri më 19 nëntor, afro 1.2 milion fëmijë janë infektuar me COVID-19 në SHBA, thuhet në këtë raport.

“Pediatret që kanë ushtruar profesionin gjatë tri dekadave, kanë konstatuar se këto shifra janë tragjike. Nuk e kemi parë virusin të përhapet kaq shpejtë në komunitetin tonë që kur aplikoheshin vaksinat për gripa të ndryshëm sezonal”, ka bërë të ditur mjekja Sally Goza.

Ky institucion ka bërë të ditur se disa sëmundjeve që janë shkaktuar nga virusi vazhdojnë të jenë shumë të rralla (ku më pak se 1 për qind e fëmijëve të diagnostifikuar me COVID-19 kanë humbur jetën), por ekspertët ende nuk i dinë efektet e tyre për një periudhë të gjatë kohore.

Është propozuar që të studiohen efektet emocionale dhe mendore tek fëmijët që mund të jenë shkaktuar nga pandemia. Kjo pandemie ka ndikuar në shëndetin mendor te një numër i madh i amerikanëve, ku janë raportuar simptoma si ankth, çrregullim dhe depresion. E një gjë e tillë nuk ishte raportuar një vit më parë.

E një studim tjetër ka konstatuar se njerëzit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kanë dy herë më shumë gjasa të pësojnë çrregullime mendonte brenda javëve apo muajve pasi që janë diagnostifikuar me COVID-19. /Telegrafi/