Telegrafi

Brenda dy javëve lëshohet në përdorim autostrada Milladinovc-Shtip

Në dy javët e ardhshme, zyrtarisht do të lëshohet në përdorim autostrada Miladinovc – Shtip.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, thotë se pengesa e vetme për të punuar është vetëm shiu.

Kitanov siguron se që më 19 dhjetor, ka marrë njoftim nga realizuesi Sinohydro se autostrada është gati, por pastaj inspektorët e shtetit e kanë vërejtur se gardhi përgjatë autostradës nuk është përfunduar.

“Nëse merrni parasysh se diku një kilometër në ditë vendoset gardhi, atëherë për 10-15 ditë do të lëshohet. Në disa vende do të ketë regjim të përkohshëm të trafikut, ku do të bëhen daljet për vendbanimet ndihmëse, për rrugët shërbyese në mënyrë që qytetarët të shkojnë në parcelat e tyre”, u shpreh Zoran Kitanov.

Edhe rreth dhjetë kilometra nga seksioni nuk kanë gardh.