Në rast se deri më 31 dhjetor, nuk vie një njohje e re e pavarësisë, Kosova përmbyll 2018-ën si 12 mujorin më të keq në këtë aspekt për më shumëse një dekadë mëvetësi.
I fundit pranim erdhi më 15 shkurt të këtij viti nga Barbados.
Janë zyrtarisht 116 njohje të shtetit që ndodhen në listën e paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse kjo përmbajtje shpesh është fshehur nga faqja e MPJ-së, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, televizioni merr vesh se njohja më e re për Kosovën do të vijë pas dy javësh, nga një shtet tropikal.
Një burimi diplomatik i televizionit, nuk ia tha emrin këtij shteti, nga frika se Serbia mund të prish krejt punën.
Nga zyra e Ministrit të punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, thonë se po bëjnë diplomaci të matur që mëton të sjellë disa njohje deri në fund të 2018-ës.