Telegrafi

‘Brenda’ duket më mirë pas terapisë, thotë se kanceri për të është bekim (Foto/Video)

Ylli i kult serialit “Beverly Hills 90210”, Shannen Doherty, ka thënë se ndihet për mrekulli dhe është e lumtur pas trajtimit që i është nënshtruar për kancerin e gjirit.

Aktorja u diagnostikua me karcinomë më vitin 2015, ndërsa tash ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka përfunduar kimioterapinë dhe rrezatimin. Në të njëjtin postim, ka bërë të ditur se testet e mëtutjeshme do të tregojnë nëse është shëruar apo jo.

Shannen Doherty tash duket më mirë (Instagram)

“Ndjehem për mrekulli, jam e lumtur që ndodhem këtu. Karcinoma për mua, përkundër se është shumë e rëndë, është një bekim. Më ka ndryshuar përgjithmonë, ma ka ndryshuar jetën në një mënyrë saqë kurrë nuk kam mundur ta imagjinoj”, ka thënë Doherty.

Lexo po ashtu ‘Brenda e Beverly Hills’ që po vuan nga kanceri: Kam frikë! (Foto)

Pasi e ka përfunduar trajtimin, 45-vjeçarja është shfaqur për herë të parë në një ngjarje publike – në një eveniment humanitar në Los Angeles.

‘Brenda e Beverly Hills’ nuk ka dhënë më shumë informata për gjendjen e saj shëndetësore, por e ka publikuar një video, ku shfaqet duke vallëzuar.

Shannen Dohrety u bë e njohur me rolin e Brendas në hit serinë e të rinjve, “Beverly Hills 90210”, ndërsa rolet tjera më të njohura të saj janë edhe në serialin “Charmed” dhe filmin “Heathers”. /Telegrafi/