Telegrafi

Brenda “dollapit luksoz” të Morena Tarakut

Morena Taraku është njëra prej personazheve më të përfolura të shtypit rozë.

Ajo njihet për jetën e saj tejet luksoze që bën, për makina e shtrenjta si dhe për posedimin e veshmbathjeve të brendeve luksoze.

Modelja e njohur dhe njëherësh influencerja, nuk heziton aspak që të ndajë me adhuruesit e saj, detaje nga jeta e saj e përditshme.

Kësaj here, ajo ka ndarë fotografi brenda shtëpisë së saj luksoze, duke na çuar gjegjësisht tek dollapi i saj.

Foto: Morena Taraku / Instagram

Ajo i ka dedikuar një dhomë të tërë vetëm veshmbathjeve të saj, të cilat variojnë prej brendeve të shumta luksoze.

Në dollapin e saj madhështor, Morena kishte një mal me çanta dhe këpucë që mbulonin raftet. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku / Instagram
Foto: Morena Taraku / Instagram
Foto: Morena Taraku / Instagram