Site icon Telegrafi

Brenda ditëlindjes së 45-të të Victoria Beckham, modelja u zgjua me dhurata dhe befasi që në mëngjes

Victoria Beckham festoi ditëlindjen e saj të 45-të, duke festuar në Los Anxhelos me familjen e saj.

Ish anëtarja e “Spice Girl”ndau me ndjekësit e saj në Instagram shumë detaje nga festa dhe befasitë që ishin përgatitur për të, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo tregoi dhuratat që mori si dhe ushqimet të cilat i shijoi me bashkëshortin, David, dhe fëmijët e tyre: Brooklyn, 20, Romeo, 16, Cruz, 14 dhe Harper, shtatë.

Dita filloi herët për Victorian, pasi Davidi kishte përgatitur befasinë së bashku me fëmijët.

Vajza e ditëlindjes nuk u duk e kënaqur me alarmin e saj, sidomos pas festimeve të saj të hershme të ditëlindjes me shoqërinë një natë më parë.

Ajo brohoriti kur pa dhuratat e saj, në veçanti atë të vajzës së saj, Harper, e cila i dhuroi nënës së saj një kukull të personalizuar.

Kukulla ishte e veshur me një fustan blu me hije sportive të dizajnuara në stilin e Viktorias.

Një dhuratë tjetër e përgatitur për Beckham ishte buqeta e madhe me lule mbi tryezë, e cila ishte sjellë enkas për të nga bashkëshorti i saj, Davidi. /Telegrafi/

Exit mobile version