Telegrafi

Brenda dhomës më të shtrenjtë të hotelit, aty ku nata kushton 100 mijë dollarë

Të gjithë ata që nuk hezitojnë t’i shpenzojnë 100 mijë dollarë brenda një nate, ju prezantojnë suitën luksoze të një hoteli në SHBA brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë.

Doug DeMuro ka prezantuar suitën 900 metra katrorë në hotelin Palms Casino në Las Vegas, të cilën e ka përshkruar si “vilën dykatëshe në qiell”, transmeton Telegrafi.

Hapësira është e ideuar në detaje nga artisti britanik Damien Hirst. Aty nuk mungon asgjë, duke filluar nga pishina, dhomat e veçanta për lojëra të ndryshme, dhoma e gjumit, kuzhina e madje edhe një mini-barnatore.

E kur flasim për luks nuk ka se si të mungojnë mobilet unike, televizorët e pajisjet e ndryshme elektronike të fjalës së fundit të teknologjisë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë përpos që ka një peizazh unik, aty mund të shihni edhe disa gjëra që vetëm mund t’i ëndërrojmë. /Telegrafi/