Telegrafi

Brenda dhomës së torturës, ku u rrah blerësi që nuk e pagoi drogën (Foto)

Në Devon të Anglisë, një grup prej pesë personash që shisnin drogë, e kanë kidnapuar dhe e kanë futur në një dhomë torturuese të riun që u kishte borxh 2,500 funte.

Ata e kanë lidhur dhe zhveshur, për ta rrahur më pas 27-vjeçarin me kamxhik në të pasme, si dhe duke ushtruar tortura tjera mbi të, transmeton Telegrafi.

Për shkaktimin e lëndimeve trupore, grupi është dënuar me gjithsej 28 vjet burg, nën akuzën për grabitje dhe torturim.

Pasi u është dhënë dënimi, Gjykata e ka publikuar pamjen e dhomës me përmbajtje sadiste.

Kafazi poshtë shtratit, karriget me pranga, zinxhirë, rripa dhe mjete shtrënguese që lëshohen nga tavani, janë disa nga gjërat që bien në sy më së shumti.

Mësohet se shtëpia ishte marrë me qira, pa u bërë i ditur identiteti i pronarit që organizonte ahengje dhe orgji të ndryshme në këtë dhomë. /Telegrafi/