Site icon Telegrafi

Brenda dhjetë ditëve në Spanjë, mbi 500 viktima shkaku i temperaturave të larta

Spanja ka raportuar më shumë se 500 vdekje gjatë dhjetë ditëve të fundit.

E gjithë kjo shkaku i temperaturave të larta që sapo kanë goditur Evropën Perëndimore.

“Kriza klimatike është një realitet dhe ndryshimi i klimës po vret”, tha kryeministri Pedro Sanchez gjatë një vizite në Aragon, një provincë në verilindje të vendit ku zjarret kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë tokë, raporton lemonde.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta në 10 ditët e fundit, tha Sanchez, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 njerëzve.

Kryeministri iu referua vlerësimeve të Institutit të Shëndetit Publik për rritjen e vdekshmërisë.

Sipas Institutit Meteorologjik Spanjoll, kjo valë e të nxehtit mund të jetë më intensivja e regjistruar ndonjëherë dhe një nga tre valët më të gjata të të nxehtit.

Ndryshe, Britania e Madhe, Italia dhe Franca kanë raportuar për temperatura të larta si kurrë më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version