Site icon Telegrafi

Brenda burgut të Mosulit, ku qindra militant të ISIS-it po vuajnë dënimin (Foto/Video)

Shumë burra e të rinj që dyshohet se ishin pjesë e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, janë duke vuajtur dënimin në një burg në Mosul i cili është i mbipopulluar, derisa raportohet se ushtria irakianë ka shkelur të drejtat themelore të njeriut gjatë betejave të ashpra për rimarrjen nën kontroll të këtij qyteti.

Fotografitë e postuara më poshtë tregojnë se si qindra burra janë mbyllur në një dhomë në temperatura ekstreme prej 45 gradë Celsius, të ulur në dysheme, pa rrymë dhe ventilim, transmeton Telegrafi.

Ata dyshohet se ishin militantët të ISIS-it, ndërsa fotografitë e publikuara kanë krijuar bujë të madhe pas deklaratës së një zyrtari ushtarak të Irakut, i cili ka deklaruar se ata nuk janë “qenie njerëzore”.

Ai gjithashtu ka treguar për mënyrën e marrjes në pyetje të një të burgosuri të cilin sipas tij më vonë e “kishte dërguar në ferr”, derisa beson se militantët e ISIS-it që kanë kryer terroriste në këtë vend meritojnë të vdesin. /Telegrafi/

Exit mobile version