Telegrafi

Brenda burgut ‘më të avancuar’ në botë!

“HMP Fosse Way” në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jetë burgu më i avancuar teknologjikisht në botë dhe vlogeri i njohur Mrwhosetheboss solli një kronikë brenda këtij burgu përmes një videoje të publikuar në YouTube.

Burgu siç e shpjegon vetë vlogeri ka sërë masash të mëdha sigurie dhe në tërësi objekti ka jo 50 kamera por 1,700 kamera aktive, transmeton Telegrafi.

Të gjitha pajisjet sikurse prangat, telefonat e komunikimit dhe të tjera të cilat janë të vendosura në disa rafte me sistem sigurie teknologjike, mund të nxirren vetëm me formë identifikimi biometrik, kështu serverët teknologjikë e dinë në mënyrë automatike se kur mungon diçka.

YouTuberit iu dashtë kalonte së paku në shtatë barriera sigurie për të hyrë deri tek korridori që çon tek të burgosurit.

Disa prej gardheve që rrethojnë oborret e këtij burgu janë diku 5.2 metra të lartë dhe disa të tjera 3.6 metra. Ato janë dizajnuar posaçërisht për të parandaluar arratisjen e të burgosurve.

Ajo që është tejet e veçantë është se ky burg monitoron të burgosurit me një dron të avancuar me kamera termike për natën dhe i ndjek të burgosurit kudo.

Kështu, këto imazhe të drejtpërdrejta i shkojnë drejtpërdrejt bazës monitoruese.

Në rast se arratiset ndonjë i burgosur, droni do ta ndjekë mbrapa dhe të dërgojë të dhëna tek oficerët, këta të fundit më pas do e kapin me ndihmën e qenve. /Telegrafi/