Telegrafi

Brenda burgut më luksoz: Qelitë me televizorë plasma, tualete, mobile, aparate të kafesë, frigoriferë e ajër të kondicionuar (Foto)

Ky është burgu me luksoz në botë, kur kriminelët gëzojnë plot të mira siç janë qelitë me ajër të kondicionuar, televizorë plasma, video-lojëra dhe madje dhoma speciale që i quajnë ata “dhoma kamastra”.

Anëtarët e bandave që ishin duke vuajtur dënimin në burgjet e “mbipopulluara”, janë transferuar në burgun e ri të sigurisë së lartë, transmeton Telegrafi.

Qelitë e burgut ngjasojnë më shumë me apartamentet luksoze me tualete, mobile të shtrenjta, ndriçim LED, shtrydhës të frutave, aparate të kafesë dhe frigoriferë.

Aty nuk mungon as ajri i kondicionuar, televizorët 52 inç plasma, kompjuterët dhe video-lojërat siç janë: FIFA dhe Grand Theft Auto.

Disa prej të burgosurve madje kanë qasje në dhomat speciale që ata i quajnë “dhoma kamastra”, të cilat u mundësojnë të kenë privatësi gjatë vizitave të grave apo të dashurave.

Në burgun e ri Marco Aurelio Soto në Tamara në Honduras janë vendosur 773 anëtarë të një bande. /Telegrafi/