Telegrafi

Brenda burgut ku rojet nuk guxojnë të futen, dhe sundon banda më famëkeqe në botë – imazhet e para nga ky vend (Foto/Video)

“Penal de Ciudad Barrio” është burgu famëkeq që gjendet në El Salvador.

Ky burg është ndërtuar enkas për anëtarët e bandës më famëkeqe në botë “MS-13”, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si këtë burg e menaxhojnë vetë të burgosurit. Asnjë polic apo roje nuk futet brenda, aty funksionojnë ligje tjera.

Kjo bandë është e njohur për vrasje, tortura, hakmarrje dhe gjëra tjera të tmerrshme. Burgu ruhet nga jashtë dhe është një nga burgjet më të fortifikuara në botë.

Një fotograf i njohur ka arritur të marrë leje nga udhëheqësit e burgut dhe udhëheqësit e bandës, që të futet brenda dhe t’i fotografojë që t’ia dëshmojë botës se si funksionon ligji aty.

Shumica e të burgosurve janë nga Barriosi. Në El Salvador ky vend është i pa shpresë dhe mundësi, kështu që opsioni i vetëm real mbetet që djemtë e kësaj zone t’i bashkëngjiten bandave. Nëse kapen nga policia, përfundojnë në një vend si ky, të cilët brenda një kohe të shkurtër harrohen edhe nga shteti. Çdo i burgosur ndihet ashtu”, ka deklaruar Adam Hilton. /Telegrafi/