Telegrafi

Brenda burgut famëkeq: Ja si jetojnë 3800 të burgosur në burgun për 800 persona (FOTO)

Burgu Quezon në Manila të Filipineve, ku 3800 të burgosur vuajnë dënimin në një ambient të ndërtuar vetëm për 800 persona, konsiderohet si një nga burgjet më famkëqia në botë.

Kushtet e tij janë skandaloze pasi të burgosurit flenë ku të munden, nëpër fushat e basketbollit, poshtë shkallëve, në zona të improvizuara me batanije si dhoma. Të burgosurit kërkojnë ndonjë cep të ndërtesës për të qëndruar, ndërsa secili fle në një shkallë.

Përveç mungesës së ujit dhe ventilimit, edhe ushqimi i tyre është i mbushur me buburreca. Por ajo që është me e vështira janë kushtet johigjenike, pasi ata presin në radhë për të kryer nevojat personale. Dhomat janë të ndërtuara për 20 persona, ndërsa në to futen 200 të burgosur.

Raymund Narag thotë se ai ishte 20 vjeç kur u akuzua për një krim të cilin nuk e kishte kryer. Narag qëndroi shtatë vjet dhe tregon se ka qëndruar në një qeli me 30 burra të tjerë.

Në librin e tij “Liria dhe Vdekja brenda burgut”, Naraga tregon detaje për kushtet e tmerrshme të jetesës me të burgosurit e tjerë.

“Për gati shtatë vjet, unë kam përjetuar vdekje dhe çdo moment kam ndenjur zgjuar brenda burgut”, tha ai.

Burgu është mbipopulluar pas urdhrit të presidentit që të vriten të gjithë ata persona që merren me drogë dhe 60 mijë persona janë vetëdorëzuar.